Një aksident trafiku është raportuar mbrëmë në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura dhe dy motoçikleta.
Nga përplasja kanë mbetur të lënduar shtatë persona, tri femra dhe katër meshkuj. Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK transmeton Gazeta Shneta.
Policia njofton se, përveç dëmeve materiale, me vendim të prokurorit, një person i dyshuar është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.
“Rr. Enver Maloku, Prishtinë. 16.08.2025-22:41. Raportohet për një aksident trafiku mes dy veturave dhe dy motoçikletave, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, tri femra dhe katër meshkuj. Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje.” thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Shneta/




