Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

70 gra rikonstruktuan gjirin në QKUK gjatë këtij viti

Lajme 31/10/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ka shënuar përparim të madh sa i përket përkrahjes së grave që janë të diagnostikuara dhe trajtuara me kancer të gjirit.

Në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), në këtë vit, në këtë klinikë janë operuar 70 gra, duke bërë rikonstruktim të gjirit, përmes operacionit, me përkrahje dhe nga Klinika e Anesteziologjisë dhe profilet e tjera infermierore që poashtu kanë dhënë kontribut të çmuar.

“Stafi mjekësor ka përdorur disa opsione për rikonstruksionin e gjirit, duke përfshirë përdorimin e implanteve, transplantimin e indeve të vetë pacientit (si përdorimi i indeve nga barku ose shpina), dhe kombinime të metodave. Zgjedhja e teknikës varet nga nevojat dhe preferencat e pacientit, gjendja e indeve pas trajtimeve të mëparshme dhe faktorë të tjerë mjekësorë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu thuhet se përmes këtyre është arritur suksesi estetik dhe funksional, meqë përmes e konstruksionit modern synohet të sigurohet një pamje natyrale dhe të ruhet ndjeshmëria e lëkurës sa më shumë të jetë e mundur.

Një rezultat estetik i kënaqshëm dhe simetria mes gjirit të rikonstruktuar dhe gjirit natyral është një masë e rëndësishme e suksesit.

Poashtu, është arritur përmirësimi i cilësisë së jetës, meqë rikonstruksioni i gjirit mund të ndihmojë shumë gra të përballojnë më mirë pasojat psikologjike të mastektomisë ( heqjes së gjirit), duke përmirësuar vetëbesimin dhe mirëqenien emocionale.

Përparimet në teknikat kirurgjikale dhe kujdesin post-operativ kanë ulur shkallën e komplikimeve në mënyrë të ndjeshme.

Pajisjet e nevojshme dhe materiali janë siguruar nga ana e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Artikulli paraprakMSh-ja mban konferencën përmbyllëse për muajin rozë me moton “Kancerin e Gjirit e Mposhtim së Bashku”
Artikulli i rradhës Sa kohë duhet ta mbash protezën? Udhëzuesi që ju nevojitet

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.