Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një fushatë për ndërgjegjësimin e tuberkulozit sot në Ditën Botërore të kësaj sëmundje.
Sipas MSH-së, gjatë vitit 2016 në Kosovë janë regjistruar 717 raste të tuberkulozit, transmeton Gazeta Shneta.
Në botë, një e treta e popullsisë është e infektuar nga kjo sëmundje dhe çdo 10 sekonda një person vdes nga TB.
Fakte për tuberkulozin:
I sëmuri nga tuberkulozi mund të infektojë 10 – 15 njerëz brenda një viti!
Tuberkulozi mund të parandalohet dhe të mjekohet;
Lajmërohuni me kohë tek mjeku nëse keni ndonjë keqësim të shëndetit tuaj;
Mjekimi i tuberkulozit është falas;
DOTS -i (marrja e rregullt e barnave në prani të punëtorit shëndetësor) shpëton jetën e të sëmurëve nga tuberkulozi.