Dhjetëra mjekë të Floridës së Jugut organizuan një dalje ceremoniale të hënën për të protestuar kundër numrit të pacientëve të pavaksinuar të COVID-19 që përmbytën spitalin e tyre në Palm Beach Gardens, Florida.
Në kohën e pasdites, rreth 75 mjekë dolën përkohësisht jashtë spitaleve dhe zyrave të tyre për të qëndruar së bashku dhe për të inkurajuar komunitetin që të vaksinohen, shkruan NBC news përcjell Gazeta Shneta.
Mjekët nuk ishin në detyrë në atë kohë, duke u mbledhur para ose pas ndërrimeve të tyre, sipas një zëdhënësi në spital.
“Jemi të rraskapitur. Durimi dhe burimet tona po mbarojnë dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj,” tha Dr. Rupesh Dharia nga Palm Beach Internal Medicine.
Tani, këta mjekë po japin alarmin dhe po luten që komuniteti të vaksinohet. Ata thanë se nuk është një veprim politik, por një thirrje për ndihmë.
“Vaksina ende mbetet mënyra më efektive dhe e besueshme për të ndaluar këtë çmenduri,” tha Dr. Leslie Diaz, një specialiste e sëmundjeve infektive.
Të hënën, FDA dha miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNTech kundër COVID-19, një hap i rëndësishëm që zyrtarët shpresojnë se do të ngjallë më shumë besim tek ata që ngurrojnë të vaksinohen. /Gazeta Shneta/