Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt ka publikuar raportin e punës për muajin korrik 2025.
Sipas raportit, gjatë këtij muaji, gjithsej 76 foshnje janë lindur në spital, prej të cilave 63 përmes rrugës normale dhe 13 përmes operacionit cezarian.
Shërbimet ambulatore kanë përfshirë 11,453 pacientë, nga të cilët 8,249 janë trajtuar në Emergjencë, ndërsa 3,204 kanë marrë shërbime në ambulanca specialistike, shkruan Gazeta Shneta.
Në total, 45 pacientë janë operuar, përfshirë 32 në Kirurgji dhe 13 në Ortopedi.
Po ashtu, 118 pacientë janë hospitalizuar, prej të cilëve 62 në Interno dhe 56 në Pediatri.
Shërbimet në Radiologji kanë përfshirë 3,794 procedura, duke përfshirë 325 CT, 1,328 radiografi, 18 mamografi dhe 2,123 echo abdominale.
Në fushën e shërbimeve diagnostike endoskopike janë kryer gjithsej 49 procedura: 22 gastroskopi, 14 kolonoskopi dhe 13 cistoskopi.
Shërbimet e tjera diagnostike dhe terapeutike kanë përfshirë 70 echokardiografi, 9 punkcione pleurale dhe 14 punkcione abdominale.
Ndërkaq, laboratori i spitalit ka kryer analiza për gjithsej 10,361 pacientë, ndërsa shërbimet e hemodializës janë ofruar për 1,074 dializa./Gazeta Shneta/




