Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga 4,322 testime të kryera janë konfirmuar 77 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 696 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 4 mijë e 176.
Mes tjerash, është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 16,481 doza të vaksinës anti covid, kurse 503,498 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/