Pak qaste më parë Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 596 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 79 raste pozitive.
Në njoftim thuhet se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e covid-19, kurse 104 pacientë janë shëruar shkruan GazetaShneta.
Rastet pozitive vijnë nga këto komuna: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.
Aktualisht, vendi ynë ka 15,142 të infektuar, 615 viktima dhe 12,674 të shëruar./GazetaShneta/




