Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

9 raste dhune në familje në 24 orë, 7 persona në mbajtje

Lajme 21/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëntë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Drenas, Prishtinë, Gjilan, Shtime, Klinë, Pejë dhe Rahovec. Lidhur me këto raste, shtatë persona u dërguan në mbajtje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Denas një burrë ka raportuar se është larguar nga shtëpia, nga bashkëshortja e tij.

“Gllogoc  20.08.2025 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se është kanosur me largim nga shtëpia nga bashkëshortja e tij. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në rastin e parë në Prishtinë, një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Prishtinë  20.08.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Kurse, në rastin e dytë në Prishtinë një person ka raportuar se është fyer dhe kanosur nga vëllai i tij.

“Prishtinë 20.08.2025-23:20.Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se ishte fyer dhe kanosur nga vëllai i tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në Gjilan u arrestua një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikish vajzën e tij.

“Gjilan 20.08.2025 – 18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.

Në Godanc të Epërm të Shtimes është arrestuar një person pasi dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij.

“Fsh. Godanc i Epërm, Shtime 20.08.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorte e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Edhe në Klinë u arrestua një person pasi dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj dy vajzave të tij- njëra e mitur.

“Klinë 20.08.2025 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj dy vajzave të tij (njëra e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Ndërkaq, në rastin e parë në Pejë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti, i cili u arrestua dhe pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

“Pejë 19.08.2025-22:00.Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në rastin e dytë në Pejë, u arrestuan dy të dyshuar nën dyshimin se sulmuan fizikisht familjarin e tyre.

“Pejë 20.08.2025-23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Rahovec një grua ka raportuar se është sulmuar nga personi me të cilin ka bashkëjetuar. I dyshuari u arrestua.

“Rahovec 20.08.2025-19:20. Është raportuar se viktima femër kosovare, ishte sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ka bashkëjetuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Artikulli paraprakSekreti i humbjes së peshës? Ushqimet sa më pak të përpunuara
Artikulli i rradhës Ndalohet kontrabandimi me çokollata në Kamenicë, vlera e tyre 2500 euro

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.