90 pacientë të infektuar me coronavirus janë duke u trajtuar në klinika dhe spitale rajonale.
Sipas raportit të fundit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës në Klinikën Infektive janë 32 pacientë si dhe një në Mjekim Instensiv, ndërsa në Mjekimin Intensiv Qendror janë dy pacientë.
Në Neonatologji janë duke u trajtuar dy foshnje, në Gjinekologji shtatë ndërsa në atë të Pediatrisë janë katër pacientë.
Sa i përketë spitaleve rajonale, në Spitalin Regjional të Pejës dhe Gjilanit janë duke u trajtuar 14 pacientë, 12 pacientë po trajtohen në Spitalin e Gjakovës ndërsa dy pacientë në atë të Mitrovicës.
Aktualisht në Kosovë janë rreth 10 mijë raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/