Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në klinikat Covid të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë me Covid.
Nga numri i përgjithshëm, 41 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe tre në mjekim intensiv shkruan Gazeta Shneta.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 26 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Ferizajt, 8 pacientë./Gazeta Shneta/