Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili përkundër motit, ia ka mësyrë sot Gërmisë në përpjekje për ta sfiduar vetën me vrapuesit profesionistë.
Ai po konsideron se parku i Gërmisë është terapi shumë më e mirë sesa ajo e mjekut.
Kjo edhe mund të jetë e vërtetë, marrë parasyshë gjendjen e rëndë në sistemin e shëndetësisë në vend.
“Vrapimi është më i lirë sesa mjekimi” ka thënë Ismaili, në kohën kur pacientët po detyrohen të blejnë barna të listës esenciale, si dhe materiale tjera të cilat janë në mungesë në QKUK
Postimi i plotë i ministrit: Sot e sfidova veten të vrapoj ? me Arinetën, e cila ka ngjitur majat më të larta në botë, si: Mount Everest, Ama Dablam, Matterhorn, Eiger, Mount Blanc, Kilimanjaro etj. Ne vrapimin e bëmë në Parkun e Gërmisë ?. Kosova ?? jonë ka natyrë të bukur për aktivitete, andaj organizatat si #KosovoTrailRunningAssociation organizojnë dhe inkurajojnë të gjithë, pa dallim moshe, që të ngjiten shtigjeve të bukura të vendit tonë.
Vrapimi ? është më i lirë se terapia ?⚕! #jetoshëndetshëm #ediel # /Gazeta Shneta/