Prindërit e Aulon Zekës, për herë të parë që nga vdekja e tij, kanë vendosur që të dalin përpara mediave.
Krejt çka ata po kërkojnë në lidhje me këtë rast, është drejtësi për djalin e tyre.
E në lidhje me këtë, nesër do të mbahet seanca e parë në rastin e gjykimit mbi vdekjen e Aulon Zekës.
Edhe pse bëhet fjalë me vrasje me paramendim, dy të miturit do të gjykohen sipas ligjit ndaj të miturve.
Ndërsa, nëna e tyre tregon storien kur ai me të dalur prej shtëpisë, ia kishte kërkuar “1 euro për një kafe, ndërsa 50 cent do t’i nevojiteshin ta hante një tost”, e cila thotë se nuk e kishte parë më që nga ai moment./Klan Kosova/