Kur shumica e fishekzjarrëve shpërthyen, foshnja e Vitit të Ri arriti në Vjenë. Asel qau për herë të parë në krahët e nënës së tij në spitalin Rudolfstiftung, shkruan Heute, transmeton Gazeta Shneta.
Aseli lindi me peshë 3460 gram dhe prindërit u shprehën shumë falënderues ndaj stafit.

“Prindërit e rinj janë shumë krenarë për fëmijën e tyre të parë. Lindja ishte e rregullt dhe nëna dhe fëmija janë mirë”, thuhet në një njoftim nga spitali.
Foshnja e parë austriake ka lindur një minutë pas mesnatës në Leoben. Ajo ishte vajzë dhe u pagëzua me emrin Leoben.
Aseli lindi në Vjenë në ora 00:47. /Gazeta Shneta/




