Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ky është numri i të sëmurëve nga produktet ushqimore

Lajme 08/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shëndeti i konsumatorëve mbetet i rrezikuar prej produkteve ushqimore të dyshimta, ngase vetëm për këtë vit që po lëmë pas janë trajtuar rreth 500 raste në Klinikën Infektive të shkaktuar prej produkteve ushqimore.

Drejtori i Klinikës Infektive në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Hamdi Ramdani ka thënë për KosovaPress se nga këto raste, diku 206 qytetarë kanë qenë të sëmurë me intisikasione, kurse, 279 të sëmurë ishin me salmonella dhe me interokolite.

Megjithatë, sipas tij, fatmirësisht nuk ka pasur as një të vdekur nga ushqimet.

“Në total, nga janari deri më sot numri është diku 485 raste dhe Klinika Infektive referohet nga të gjitha qendrat spitalore në nivel të Kosovës, edhe nga shtëpitë e shëndetit. Nga këto raste, diku 206 raste intisikasione, kurse 279 me të sëmurë ishin me salmonella dhe me interokolite. Kurse, nuk është hyrë edhe numri i helmimeve me shkaktar virusal. Kështu që alarmante në asnjë mënyrë nuk ka pasur nevoje të bëhet. Sëmundshmëria është në rënie krahasuar me vitet e mëparshme”, theksoi Ramadani.

Drejtori i Klinikes Infektive ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes gjatë blerjes dhe përdorimit të produkteve ushqimore.

“Një mesazh është që çdo ushqim që përdorin të ruhen në vendet e veçanta, duhet të shikohet afati dhe duhet ushqimet të përdoren mirë të ziera ose në temperaturat e larta. Sepse në këtë mënyrë shkatërrohet mikro-organizmat dhe ushqimi i dyshimtë duhet të gjuhet dhe të lajmërohen instancat fito sanitare në mënyrë që të ndalet kjo situatë”, ka porositur doktor Ramdani.

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka thënë për KosovaPress se qytetarët konsumator në vazhdimësi mbeten të rrezikuar nga konsumi i produkteve ushqimore, ngase fatkeqësisht ka pasur raste edhe me fatalitet vite më parë.

“Rastet specifike të cilat kanë ndikuar në shëndetin ndaj qytetarit konsumator, kemi pasur fatkeqësisht edhe raste që shëndeti ka qenë dukshëm i rënduar mos të them i rrezikuar, por pata dy vitesh kemi pasur një rast edhe kur ushqimi jo i sigurt ka ndikuar edhe në provokimin e sëmundjes që e ka pasur qytetari konsumator dhe ai për fat të keq ka ndërruar jetë. Dhe nëse këtë çështje e lidhim me momentin aktual kur ne kemi fushata të shumta në kuadër të festive të fundvitit, shohim se ofertat e mishrave janë të tilla se nuk shihen nga ngrirja, dhe del se ushqimet në veçanti mishrat e ngrirë, pemët e perimet e ngrira lënë shumë për të diskutuar”, ka thënë Kaçaniku.

Ai ka shtuar tutje se përkundër që nuk ka siguri dhe mbrojtje, e drejta e qytetarit konsumator është në raport shumë të drejt krahasuar me nivelin e zbatushëmrisë së ligjeve për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ndryshe, drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë thënë se brenda vitit 2017, kanë asgjësuar rreth 500 mijë tonelata produkte ushqimore që përbëjnë produktet e mishit, qumështit, pijeve dhe të tjera.

 

Artikulli paraprakDoza maksimale e analgjetikëve që mund t’i merrni brenda një dite
Artikulli i rradhës Rrëfimi i pediatrit kosovar për sakrificën e një nëne për ta ushqyer beben me gji

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.