Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Instituti i Shëndetit Publik: Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Lajme 09/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka alarmuar mbi ndotjen e ajrit dhe rrezikun që po e shkakton ndaj shëndetit të popullatës.

IKSHP thotë se në sezonin e dimrit qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej.

“Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit”, thuhet në reagimin e IKSHP-së, transmeton Gazeta Shneta.

“Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet”, thuhet tutje.

IKSHP ka propozuar edhe masat që duhet të ndërmerren nga shtetit dhe qytetarët për shmangien e rrezikut nga ajri i ndotur.

Lexoni më poshtë reagimin e Institutit:

Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor dhe profesional në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisor në shëndetin e popullatës, propozon dhe merr vendime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eleminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet.

Njëherazi jemi të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënon shëndetin.

Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është zhytur në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole, i cili vërehet gjithandej.

Sipas të dhënave të Ambasadës Amerikane vlerat e PM2.5 janë disa herë jashtë normales dhe sot më 8 janar 2018 ka arritur vlerat maksimale 360 AQI.

Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.

Këtë situatë shqetësuese do ta rëndojnë edhe më shumë ditët e ftohëta që do të vijnë dhe rënjet e temperaturave që do ta vështirësonte edhe më shumë ndotjen e ajrit si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jokualitative që po përdorin qytetarët.

Duke analizuar situtën aktuale Instituti Kombëtar, propozon këto:

  1. Masa strategjike

1.Urgjentisht të përpilohet një plan aksioni për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet dhe të aprovohet me procedura urgjente nga Parlamenti i Kosovës.

Adoptimi dhe transpozimi i legjislacionit te ajrit në përputhje me direktivat e EU dhe standardeve të OBSH.

Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes.

  1. Masa specifike:

Urgjentisht të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator.

Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.

Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.

Shtimi i sipërfaqeve gjelbruese në zona urbane.

Matja e kontaminimit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitje ditore e rezultateve online.

C.Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën)

Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;

Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për aerosjen e dhomave.

Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.

Të redukohet pirjen e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.

Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se poqese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.

Artikulli paraprakKy është kremi shtëpiak që i zhdukë rrudhat për 7 ditë
Artikulli i rradhës Zbulohet ”motori” i kancerit nga studiuesit italianë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.