Është plagosur një person me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, përmes një komunikate të lëshuar për media shkruan Gazeta Shneta.
Në komunikatë, Ahmeti ka konfirmuar gjithashtu se se policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe i ka konfiskuar armën.
“Ne te njejten kohe policia ka arrestuar nje person te dyshuar si dhe ka konfiskuar nje arme e cila dyshohet te jete arma e perdorur ne rast.”, shkruhet në këtë komunikatë.
Ndërkaq, përsa i përket gjendjes shëndetësore të viktimës, zëdhënësja e Policisë së Kosovës thotë se është jashtë rrezikut për jetë dhe se është duke u trajtuar në QKUK.
Policia është duke punuar për ndriçimin e rrethanave të rastit./Gazeta Shneta/