Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova, e renditur e para në Evropë me më së shumti raste të tuberkulozit

Lajme 27/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova, me mbi një mijë kosovarë të diagnostikuar me sëmundjen ngjitëse të tuberkulozit, renditet si vendi i parë në Evropë për nga numri i rasteve që bartin këtë sëmundje.

Bazuar në të dhënat që prezantojnë profesionistët shëndetësorë, gjatë vitit 2017 rreth 1 mijë kosovarë janë prekur nga tuberkulozi. Kështu i ka thënë të martën Express’it, pulmologu Skender Baca.

Baca ka treguar se tuberkulozi më së shumti po i prek personat që jetojnë në komunitete apo bashkësi.

Sipas tij, qendrat e lokalizuara në Kosovë mbeten Kaçaniku, Lipjani dhe Podujeva. Për sa i përket mjekimit fillestar, ai thotë se zgjat deri në gjashtë muaj.

“Organi që më së shumti po ua prek tuberkulozi kosovarëve është mushkëria, pastaj ashti, pastaj pëlhura e barkut si dhe e zemrës. Tuberkulozi kohëve të fundit po i prek edhe organet gjenitale të femrave”, ka thënë Baca për Express.

Ndërkohë, koordinatorja Kombëtare për TB, dr. Majlinda Gjocaj, në ditën Botërore të Tuberkulozit tha se gjatë këtyre viteve vërehet një rënie e madhe e rasteve me tuberkuloz. Kjo pasi që më 2001 numri i të prekurve me TB në Kosovë ishte 1674 duke rënë vazhdimisht, deri në 717 për vitin 2016.

Tuberkulozi është një sëmundje ngjitëse, i cili nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes arrin në organizëm. Faktorët, si: imuniteti i dobët, kushtet e vështira të jetesës, si dhe kequshqyerja e bëjnë personin më të ndjeshëm ndaj kësaj sëmundjeje.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express.

 

Artikulli paraprakFotografia shokuese që shfaq efektet e tmerrshme të duhanit në fetus
Artikulli i rradhës Baballarët që meritojnë çmimin “Babai i vitit”

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.