Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Policia sekuestron barna të Serbisë në vlerë 20 mijë euro

Lajme 06/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar barna me banderola të Serbisë në vlerë 20 mijë euro.

Operacioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në rajonin e Prishtinës nga Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.

Barnat përveç që ishin të kontrabanduara, ato shiteshin edhe pa afat.

Zyrtarët doganorë dhe zyrtarët e Inspektoratit për produkte dhe pajisje medicionale, kanë ofruar asistencën e tyre gjatë bastisjes, të cilët kanë evidentuar dhe sekuestruar barnat e dyshuara.

Njoftimi i plotë:

Sekuestrohet sasi e medikamenteve-barnave të dyshuara për kontrabandë, me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar, në vlerë rreth 20 mijë euro

Dje me datën 05.03.2018, gjatë një operacioni të suksesshëm, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, të asistuar edhe nga njësitet tjera të Policisë së Kosovës, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të gjykatës kompetente, ka kryer operacion policor të bastisjeve në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

Gjatë operacionit policor është gjetur sasi e konsiderueshme e barnave të dyshuara si mallra kontrabandë me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar.

Zyrtarët doganorë dhe zyrtarët e Inspektoratit për produkte dhe pajisje medicionale, kanë ofruar asistencën e tyre gjatë bastisjes, të cilët kanë evidentuar dhe sekuestruar barnat e dyshuara.

Një person i dyshuar është arrestuar në këtë operacion dhe pas intervistimit të tij, me urdhër të prokurorit të rastit nga prokuroria kompetente, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas vlerësimit fillestar vlera e barnave – medikamenteve të sekuestruara është në vlerë rreth 20 000 € (njëzetë mijë euro).

Lexoni poashtu:

8 Marsi, sjellë dy festa në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”

Artikulli paraprakPër sa kohë mund të jepen ushqimet e qumështit tek foshnjat 0-1 vjeç
Artikulli i rradhës A duhet të bëni seks në errësirë, për të mbetur shtatzënë

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.