Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ismaili kërkon propozimet për anëtarët e Bordit të Fondit të Sigurimeve

Lajme 06/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka njoftuar se ka kërkuar propozimet për anëtarë të Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Ismaili ka deklaruar se këto propozimet do të dërohen në Qeveri më së largu deri më 12 mars për miratim.

Ai është zotuar se Fondi do të funksionalizohet brenda 2 viteve të mandatit të tij, transmeton Gazeta Shneta.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Në kuadër të angazhimit tim, që sa më parë ta funksionalizoj Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, sot edhe zyrtarisht u kam dërguar kërkesë të gjithë akterëve të përcaktuar me ligj, për të propozuar emrat e tyre që do të jenë pjesë e bordit të këtij Fondi.

Porsa të marr propozimet, më së largu më 12 mars, unë do t’i dërgoj emrat për miratim në Qeveri.

Bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si organi më i lartë vendimmarrës, do të jetë përgjegjës të mbikëqyrë veprimtarinë dhe ligjshmërinë e punëve të Fondit.

Është detyrë e imja si ministër që të mbroj qytetarët nga varfërimi për shkak të shpenzimeve në shërbime shëndetësore, andaj themelimi i këtij Bordi na ofron një hap më shumë drejt arritjes së këtij qëllimi.

Brenda dy vitesh të këtij mandati, edhe qytetarët e Kosovës do të jenë të mbuluar nga sigurimet shëndetësore.

Artikulli paraprakA duhet të bëni seks në errësirë, për të mbetur shtatzënë
Artikulli i rradhës Si të bëheni prind i mirë, këto janë 16 këshillat e pedagoges Maria Montessori

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.