Mot i butë, paradite me vransira, e gjatë ditës dhe në mbrëmje priten kthjellime.
Ditëve të ardhshme me përmirësimin e motit dhe depërtimin e fushave të presionit të lartë, nuk pritet të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, kështuqë vlerat e indeksit AQI nga të mira dhe mesatare, gradualisht mund të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.
Temperaturat e ajrit, deri në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 9C deri në 17C.
Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale, por në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të pësojë rënie.