Gjatë ndryshimeve të lehta dhe kohës së banjos, lani ose fshini rreth zonës së organeve gjenitale të foshnjës suaj.
Gjithmonë fshini nga pjesa para deri nga mbrapa, mund të përdorni një leckë të pastër se pambuk me ujë.
Mundohuni të përdorni pecetat që fshini foshnjat që nuk kanë alkool. Fshijeni zonën vaginale të fëmijës.
Nëse nevoja që ka bërë fëmija është shumë e ndotur atëherë bëni këto procedura:
Me gishta të pastër, butësisht ndani buzët vaginale të vajzës suaj, transmeton Gazeta Shneta.
Me një leckë të lagur pa aromë dhe alkool, fishnjeni nga lart poshtë, ose nga pjesa e prapme në atë përpara.
Fshirja nga pjesa e përparme në drejtim të pasëm, do të mundësoj që bakteret të mos kenë mundësi të depërtojnë në vaginën e vajzës suaj.
Gjatë javëve të para, mund të vëreni se zona vaginale e fëmijës është e fryrë dhe e kuqe, ose nëse ka ndonjë rrjedhje, kjo është normale dhe ndodh sepse ajo është ekspozuar ndaj hormoneve tuaja derisa ajo ishte në mitër.
Megjithatë, nëse foshnja juaj ende ka vazhduar me këto rrjedhje vaginale deri në javën e gjashtë, konsultohuni me mjekun tuaj./Gazeta Shneta/