Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandali në Ministrinë e Shëndetësisë dhe AKPM: Si u tërhoqën paratë për avanse

Lajme 23/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tri ditë para Viti të Ri 2018 F.K., një zyrtari Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) kishte bërë një tërheqje të parave me arsyetimin “avance” dhe shuma ishte 20 mijë euro. Më 28 dhjetor, kryesisht zyrtarët janë në pushim, e derisa avanci kryesisht aplikohet si paradhënie për udhëtime zyrtare.

Por, nga kodi 206 i kësaj ministrie, një kod që ka afro 500 mijë euro në dispozicion për cdo vit, në vitin 2017 nga ky zyrtar janë bërë shpesh tërheqje për avanc, dhe vlerat nisin prej 3 mijë euro e përfundojnë tek 20 mijë.

Tash po dyshohet se ky fond edhe mund të jetë keqpërdorur.

Insajderi raporton nga burime se një rast për këto dyshime tashmë është denoncuar në Policinë e Kosovës. Dyshimet, edhe pse krejt fillestare, janë se mund të jenë keqpërdorur afro 300 mijë euro nga një rrjet njerëzish që nisin në Agjencia e Kosovës për Produkte Medicionale  (AKPPM) dhe përfundojnë të Ministria e Shëndetësisë.

Insajderi ka pyetur Policinë e Kosovës për denoncimin e këtij rasti, por të njëjtit pos konfirmimit që i kanë pranuar pyetjet, ende nuk janë përgjigjur në to.

Sipas burimeve të Insajderit brenda Policisë dyshohet se së paku dy zyrtarë të AKPPM-së, zyrtari F.K. i MSh-së dhe një tjetër zyrtar i financave i kësaj ministrie kanë lëshuar dhe aprovuar avance të dyshimta pa autorizimin e zyrtarëve kompetent për këtë punë.

Menaxhmenti i AKPM-së ka pezulluar nga puna Shefin e Divizionit për Financa, Mendim Sojeva dhe e ka dërguar në Komision Disiplinor shefin e tij, Drejtorin e Financave dhe i Administratës, Sejdë Tolaj.

Artikulli paraprak8 Simptomat e sifilisit te gratë
Artikulli i rradhës Vështirësitë gjatë ushqyerjes me gji, çfarë nënat duhet të dijnë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.