Elmi Olluri, kirurg vaskular dhe drejtor i Klinikës Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” të Radio Televizionit të Kosovës, theksoi se në Kosovë kryhen të gjitha operacionet vaskulare.
“Vetëm 9 pacientë kanë kërkuar ndihmë jashtë vendit. Tani të gjitha operacionet që kryhen në rajon, mund të kryhen në edhe Kosovë”, theksoi Olluri përgjatë emisionit.
Sipas tij, problemet më të mëdha në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare janë mungesa e një salle dhe pajisjet.
Kirurgu theksoi se ka individ të caktuar që flasin vetëm për përfitime të tyre duke dëmtuar shërbimet publike. Sipas tij ka raste kur pacientë janë operuar në Klinikat e Maqedonisë pa pasur nevojë.