Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjermani, qeni i shtëpisë mbyt nënën shqiptare dhe djalin e saj

Lajme 05/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për shtatë vite e mbajtën në shtëpi, por qeni për një moment u kthye në vrasës të pronarëve të tij. Kjo tragjedi ka ndodhur në Gjermani, kur kafsha e racës Staffordshire-Terrier me emrin “Chico” mbyti nënën shqiptare nga Kosova Lazime K. (52 vjeçare) dhe djalin e saj 27 vjeçar në një banesë në Hannover.

Bild.de ka raportuar se të martën në mbrëmje, e bija e Lezimes, 25 vjeçare, po merakosej pasi që nuk mund t’i merrte në telefon nënën dhe vëllanë, transmeton Albinfo.ch.

Vajza kishte shkuar te banesa dhe ajo që pa nga dritarja ishte e tmerrshme: vëllai i saj i vdekur, i shtrirë në dysheme. Ajo alarmoi shpejt policinë dhe kur policët erdhën, 25 vjeçarja i paralajmëroi të kishin kujdes nga qeni. Policët me pajisje speciale e neutralizuan qenin dhe e futën në kafaz.

Policia ka deklaruar se në bazë të hetimeve të deritanishme, përfundimi është se qeni ka shkaktuar vdekjen e të dy viktimave, por është ende e paqartë se si ka ndodhur.

Qentë e racës Staffordshire Terrier konsiderohen si jashtëzakonisht të fuqishëm, luftarakë dhe të patrembur. Fqinjët e kanë dëgjuar shpeshherë këtë qen duke lehur dhe e konsideronin si agresiv, përcjell Albinfo.ch. Ata mendojnë se gruaja e hendikepuar dhe i biri i saj shtatanik (me trup të pazhvilluar) ishin të mbingarkuar me përkujdesjen për qenin.

Para dy vitesh një inspektor për mbrojtjen e kafshëve i kishte vizituar pasi që ishte njoftuar se qeni qëndronte në ballkon dhe nuk dilte pothuaj fare.

Prokuroria ka urdhëruar bërjen e obduksionit të dy viktimave për të gjetur shkaktarin e vdekjes së tyre.

Autoritetet pastaj do të vendosin nëse do të mbytet qeni ose jo. Deri atëherë ai do të mbahet në një strehimore kafshësh.

Artikulli paraprakJa pse nuk duhet tepruar me përdorimin e paracetamolit
Artikulli i rradhës QKUK nuk e përdor pajisjen për diagnostikimin e leukemisë që e mori donacion

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.