Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Neuropsikiatri i njohur reagon ndaj Hetem Ramadanit, ia demanton të gjitha trajtimet

Lajme 22/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-drejtori ekzekutiv i Klinikës së Neuropsikiatrisë dhe Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Jusuf Ulaj, njëherësh edhe neuropsikiatër, ka reaguar ndaj Hetem Ramadanit, të vetëdeklaruarin si studiues të mjekësisë alternative, ku këtij të fundit ia ka demantuar të gjitha metodat konvencionale të trajtimit të sëmundjeve.

Ulaj, Ramadanin e ka konsideruar si një person pa edukim mjekësor, duke u apeluar qytetarëve që të kenë kujdes nga metodat e tij të mjekimit pasi që mund ta pësojë ndokush.

Madje, Ulaj Ramadanin e ka krahasuar me Hysri Peçanin – Burdushi, i cili pretendon se nëpërmjet metodave të ndryshme joshkencore mund të shërojë të sëmurit, shkruan Periskopi.

Ky është reagimi i plotë i Ulajt:

“Rreth Hetem Ramadanit:

Mjekësia e vjetër Indiane nga periudha e Vedës (Ayuorveda medicine), mjekësia e vjetër kineze, rëndësia e ushqimit, meditimi dhe rëndësia e vetëkujdesit (self care) që ngërthen në vete edhe ushqimin e shëndetshëm e aktivitetin fizik janë të njohura dhe të pranuara nga mjekësia konvencionale (bashkëkohore). Poashtu, Meditimi Transcendental i Maharishi Mahesh Yogi, Deepak Chopra e autorë tjerë të mjekësisë alternative janë të pranuara dhe ka shumë punime shkencore, shkolla e qendra të ndryshme nëpër vende të ndryshme të botës.

Unë kam kryer edukime në SHBA për ushqimin si mjekësi (food as medicine) dhe metoda të ndryshme të meditimit për trajtimin e traumës psikologjike dhe sëmundjeve tjera kronike. I praktikoj personalisht dhe ua rekomandojë klientëve dhe njerëzve në përgjithësi. Ka një problem me atë që thotë Hetem Ramadani dhe realiteti i arritjeve shkencore të gjerëtanishme në shërimin e plotë të disa sëmundjeve kronike të cilat tash për tash konsiderohen të pashërueshme. Pra, paraqitja e tij kohëve të fundit në media si mesie, shpëtimtar i njerëzimit dhe shërues i të gjitha sëmundjeve në të cilat mjekësia konvencionale (e pranuar dhe praktikuar botërisht) ka dështuar, është absurd dhe i pa pranuar.

Hallin e kam se, njeriut tonë të lodhur nga jeta dhe të dëshpëruar nga sëmundja po i jepet një informatë jo e saktë dhe shpresë e rrejshme. Tash, në mesin tonë përpos Burdushit e shumë matrapazëve tjerë që veprojnë në Kosovë pa kurrfarë kontrolli nga Institucionet e shtetit i shtohet edhe një Ramadan. Po të kishte arrijtë dikush sot, në nivelin global, me çfarëdo metode të shërojë plotësisht diabetin dhe të heqë insulinën nga përdorimi, po të arrinte dikush të shërojë sëmundjet degjenarative (të pakthyeshme) të trurit si Alzheimer disease, Parkinson disease, paralizat e ndryshme, skizofreninë, të shëron të gjitha format e kancerit etj., do të fitonte çmimin Nobel për secilin nga këto zbulime.

Ne si shqiptar do të mburreshim edhe me një fitues të këtij çmimi. Nuk e minimizojë ndikimin e Big pharma dhe nuk e minimizoj rëndësinë e meditimit dhe ushqimit të shëndetshëm për ruajtjen e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe ndihmesën që kanë këto në trajtimin komplementar (alternativ), por nuk guxojmë të lejojmë që ky njeri pa edukim mjekësor, që ka “vetëstudjuar”, paska shkruar libra, që përmend emra personalitetesh të ndryshme politike, të manipulojë më njerëzit në nevojë. Pra, si mjek me përvojë 34 vjecare dhe edukim konvencional e alternativ, apelojë që të hapni sytë në mënyrë që dikush të mos e paguajë me jetë një eksperiment të dikujt që për bazë ka deluzionin e madhësisë dhe omnipotencën. Hetemi mundet me dhënë këshilla për rëndësinë e meditimit, healthy food dhe këtu nuk ka asgjë të keqe, por assesi t’i fut hundet aty ku mjekësia bashkëkohore deri sot ende nuk ka ofruar zgjidhje të saktë.”

Artikulli paraprakMarina Vjollca then heshtjen, tregon se a është shtatzënë përfundimisht
Artikulli i rradhës Pak prindër e dinë: Ja në çfarë moshe rekomandojnë pediatrit që të flenë fëmijët vetëm

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.