Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pediatrinë e re do ta ndërtojë “Mabetex”, punimet pritet të nisin në maj

Lajme 27/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërtimi i klinikës së re të Pediatrisë në QKUK, pritet të fillojë në muajin maj. Projekti është donacion nga Fatima bint Mubarak, nëna Mbretëreshë e Emirateve të Bashkuara Arabe, emrin e së cilës do ta mbaj spitali. “Mabetex” ka fituar tenderin 22 milionësh ndërkombëtar të shpallur në EBA

Në vitin 2004 Prof. Dr. Nexhmi Hyseni ngriti idenë mbi nevojën e ndërtimit të një kompleksi spitalor universitar të fëmijëve, dhe tani pritet së shpejti të fillojë ndërtimi i tij. Projekti do të financohet nga Fatimabint Mubarak, nëna Mbretëreshë e Emirateve të Bashkuara Arabe, emrin e së cilës do ta mbajë spitali.

Spitali i ri i fëmijëve i cili do të kushtojë 22 milionë euro, do të ndërtohet nga kompania “Mabetex”, pronë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, BehgjetPacolli.

Dr. NexhmiHyseni në një bisedë për Gazeta Shneta, thotë se Kosova ka pasur dhe vazhdon të ketë natalitetin më të madh në Evropë, por kushtet në të cilat mjekohen fëmijët nuk janë të favorshme.

“Prandaj është menduar se Kosova ka pasur nevojë për një spital të tillë, pasi aktualisht pacientët e vegjël janë të shpërndarë në disa klinika në QKUK. Një fëmijë mund të pësojë trauma nëse gjendet në të njëjtën dhomë me një të moshuar në urologji i cili sapo ka dal nga operacioni i prostatës”, shprehet mjeku.

Për këtë arsye, shton ai, gjithkund në botë të gjithë fëmijët janë në një ndërtesë ku zhvillohen të gjitha disiplinat për trajtimin e tyre. Spitali i ri do t’i bashkojë në një ndërtesë pediatrinë, kirurgjinë e fëmijëve dhe neonatologjinë, shkruan Gazeta Shneta.

“Kërkesa jonë ishte pranuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ne vitin 2008 kishte ndarë 4 milionë euro, por që më vonë ishin tërhequr. Projektin e pati kryer një arkitekt me emrin Baton dhe e kishte dhënë falas, por fatkeqësisht nuk u realizua”.

Dr. Hyseni thotë se ishte angazhuar në disa ambasada në kërkim të një donatori për ndërtimin e spitalit. Ndihmesë të madhe ai ia atribuon ish-ministrit Ferid Agani i cili e ka mbështet këtë ide dhe projekt në kohen kur ishte ministër i Shëndetësisë. Më pastaj në këtë drejtim kishte ndihmuar edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga e cila kishte nënshkruar marrëveshjen në vitin 2015.

Kirurgu thotë se gjatë këtyre negociatave për marrjen e donacionit dhe përfundimin e projektit kanë hasur në shumë pengesa. Megjithatë, ai tregon se ndërtimi pritet të nis në fillim të muajit maj dhe do të përfundojë brenda 22 muajve.

“Spitali do të jetë universitar për trajtimin e fëmijëve ku do të ketë të gjitha shërbimet, laboratorëve, diagnostikës, intensivën, sallat e operacionit, me kushte jashtëzakonisht të mira dhe pajisje të avancuara, të gjitha këto në 10 mijë e 200 metra katror”.

Dr. Hyseni thotë se spitali i ri nuk do të ketë kardiokirurgji për shkak të mjeteve financiare  jo te mjaftueshme . Sipas tij, ky repart do të kushtonte shumë dhe kjo është paraparë që të bëhet në të ardhmen.

Projekti ishte paraparë të përfundonte në vitin 2017, por është vonuar për shkak të punëve përgatitëse të terrenit të cilat ishin marr përsipër nga Ministria e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMësoni foshnjën tuaj të lexojë, çdo gjë që duhet të dini
Artikulli i rradhës 24 orët e para me foshnjën tuaj të porsalindur në shtëpi, gjithçka që duhet të dini

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.