Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Skandali i avancave, Thesari i Kosovës nuk suspendon zyrtaren nën hetime

Lajme 11/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hetimet për skandalin e avancave në Agjencinë Kosovare për Produkte Medicinale dhe Ministri të Shëndetësisë, janë zgjeruar edhe në Thesarin e Kosovës.

Zyrtarja I.Sh. e Thesarit do të vazhdojë të qëndrojë në punë, ndonëse po hetohet për lidhjet e saj me këtë skandal. Gazeta ka raportuar ditë më parë se kjo zyrtare dyshohet se ka ndërhyrë në llogaritë e AKPM-së dhe MSH-së ku ka kryer ekzekutimin e mjeteve për avance nëpërmjet sistemit ‘freebalance’, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka kontaktuar me Zyrën për Media të Ministrisë së Financave për të kërkuar sqarime si dhe përgjigje nëse do të ndërmerren masa nga drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili, por ky i fundit nuk ka pranuar takim.

“Ministria e Financave, respektivisht Departamenti i Thesarit bashkëpunon në vazhdimësi me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të drejtësisë dhe gjyqësisë.  Me qenë se rasti në fjalë është nën hetime, nuk mund të prononcohemi më shumë. Andaj, për informata të tjera ju lutem drejtohuni tek Policia e Kosovës dhe Prokuroria kompetente”, ka qenë kjo përgjigjja e Ministrisë.

Gazeta poashtu ka kontaktuar edhe me Prokurorinë, e cila nuk i ka mohuar e as pohuar hetimet në këtë institucion.

I.Sh. për shkak të lidhjeve familjare me zyrtarin e AKMP-së K.Sh. dyshohet se ka bashkëpunuar në tërheqjen e rreth 800 mijë eurove nga viti 2016 deri në 2018. Këto para janë tërhequr në emër të zyrtarëve të AKMP-së kinse për udhëtime, por të cilat nuk kanë ndodhur kurrë.

Gazeta ka mësuar jozyrtarisht se këta dy zyrtarë kanë lidhje familjare edhe me kryeshefin AKPM-së, Jeton Shala. Ky i fundit ka emëruar K.Sh. në pozitën zyrtar i të hyrave para tri viteve, ku gjatë gjithë kohës është mbajtur me kontratë për shërbime të veçanta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDjersitja e bebes gjatë gjumit, çdo gjë që duhet të dini
Artikulli i rradhës Mamia Razije Musa: Bebeve ju nevojiten rroba të pastërta dhe jo të shtrenjta

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.