Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 200 mijë euro stenta dhe pajisje tjera iu skadoi afati në QKUK

Lajme 11/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Emisioni i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), “Udhëve”, ka gjetur se rreth 200 mijë euro është kostoja e stentave, pejsmekerëve, elektrodave, kateterave, balonave dhe pajisjeve tjera që përdoren në Kardiologji e që u ka skaduar afati e për të cilat nuk ka dhënë askush përgjegjësi.

Këto materiale shpenzuese nuk janë përdorur në Klinikën e Kardiologjisë, ku shumica e mjekëve janë nën aktakuzë. E gjitha është konfirmuar nga Basri Sejdiu, Drejtor i Shërbimit Sspitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

“Fatkeqësisht, ka qenë një periudhë kur kam qenë drejtor në Kardiologji kur ka qenë një sasi enorme e materialit të skaduar. Ajo ka qenë në hetuesi dhe nuk e dij epilogun…”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka sqaruar se ato janë hudhur në mbeturina.

“Është dëmtu buxheti. Përparësi e atij regjistrimi ka qenë që kemi shpëtu një sasi të madhe të materialit afër skadencës”, ka thënë ai.

Në kohën kur këto materiale nuk janë përdorur nga klinikat e QKUK-së sipas dyshimeve të Prokurorisë së Shtetit kishte ndodhur një fluks nga Klinika e Kardiologjisë, ku pacientët dërgoheshin në Klinikat Private, për të marrë shërbimet kardiologjike. Për këtë, edhe sot vazhdojnë të gjykohen mbi 60 punonjës shëndetësorë, numri më i madh i tyre mjekë dhe punonjës të Klinikës së Kardiologjisë. Ata akuzohen se duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë abuzuar me pacientët që kishin nevojë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Pacientët ishin dërguar në institucionet private, kurse 70 perqind te pagesave i ka kryer për ta Ministria e Shëndetësisë. Prokuroria beson se këta mjekë dërgonin pacientë pa nevojë në spitalet private, vetëm që të përfitonin shuma parash duke referuar pacientët në sektorin privat.

Duke parë abuzimin me pacientët, drejtori Sejdiu, që ndër të paktit punonjës të Kardiologjisë i ka shpëtuar komprometimit ka kërkuar një zgjidhje e cila ka qenë e domosdoshme për pacientët me sëmundje zemre. Nga muaji shkurt, në Klinikën e Kardiologjisë dhe Kardiokirugjisë si dhe ajo e Onkologjisë kanë filluar kujdestari 24 orëshe. “Nëse në një natë trajtohen 12 pacientë me infarkt dhe këta në të kaluarën janë dërgua jashtë. Kjo ka qenë kosto për buxhetin, për pacientin por edhe me këtë rritet performance për mjekët”, ka thënë Sejdiu për emisionin “Udhëve” në RTK.

Por pacientët kanë ankesa për mungesën e ilaçeve.

“Kosto e lartë është edhe 1 euro kur nuk ke. Falmnderit Zotit që ka pasë kush me u kujdesë për ato punë e nuk dalim na pacientët vetë me i ble ato ilace. Dhashtë Zoti e bëhet më mirë”, ka thënë Sabrije Bërbatovci, paciente e kardiologjisë.

Ndërkohë në Klinikën e Onkologjisë, problemet me aparaturat, kanë bërë që shpesh gjatë kujdestarisë 24 orëshe pacientët të mos e marrin shërbimin e radio-terapisë.

Ditën kur ka xhiruar ekipi i emisionit “Udhëve” në Klinikën e Onkologjisë ka pasur defekt në të dy akseleratorët që përdoren për radioterapi. Njëri nuk ka punuar për një kohë të gjatë, derisa tjetri sipas stafit, është prishur po atë ditë kur ekipi kishte shkuar në QKUK.

Pacientët me sëmundje onkologjike hezitojnë të flasin para kamerave. Por, familjarët e tyre kanë ankesa për mungesën e ilaçeve.

“Sa i përket kushteve janë të mira. Infermierët janë të sjellshëm. Ilaçet janë duke i blerë. Kanë kosto shumë të lartë për standardin në Kosovë. Por, neve na imponohet patjetër që duhet me i ble”, thotë familjarja e një pacienti, duke preferuar të mbrojë identitetin e saj.

Ajo ka treguar se shpesh pacientët me kancer detyrohen që t’i huazojnë ilaçet njëri-tjetrit.

Artikulli paraprakZbardhini dhëmbët në mënyrë natyrale, vetëm me dy përbërës
Artikulli i rradhës Shtatzënë apo jo: E konfirmon Marina Vjollca me fotografinë e fundit

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.