Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kandidatët që kaluan testin për drejtorë të pesë klinikave në QKUK

Lajme 22/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Konkursi për drejtorë të pesë klinikave në QKUK, tashmë është drejt fundit. Kandidatët që kanë marr më shumë se 50 pikë në test, do të ftohen në intervistat me gojë.

Janë publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve për drejtorë të klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Kirurgjisë Plastike, Endokrinologjisë, Gastroenterologjisë dhe Pediatrisë. Komisioni në përbërje të tre anëtarëve, Dr. Fakir Spahiu, Skender Kandic dhe Dr. Fatime Kokollari, kanë vendosur pikët për kadidatët si më poshtë, shkruan Gazeta Shneta.

Për Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare testit i janë nënshtruar katër kandidatë, pasi njëri prej tyre ka munguar. Hajriz Rudari ka marr 89 pikë, Elmi Olluri 67 pikë dhe Bekim Ademi 41 pikë. Për pozitën e drejtorit të klinikës së Kirurgjisë Plastike, në test kanë hyrë tre kandidatë ku prej tyre Zejnë Buja ka marr më së shumti 79 pikë, Violeta Zatriqi 43 dhe Agim Berisha 31 pikë.

Për Klinikën e Endokrinologjisë kanë kandiduar më së shumti mjekë, megjithëse gjysma e tyre nuk kanë marr pjesë në test. Drita Mekuli është vlerësuar me më së shumti pikë, 89 sosh. Pas saj vjen Venera Berisha-Muharremi me 77 dhe Merita Emini Sadiku me 68 pikë. Konkurrencë të madhe ka pasur edhe në Klinikën e Gastroenterologjisë. Drejtori i tanishëm Zaim Gashi ka fituar më së shumti pikë, 77. Visar Berisha ka marr 62, Arbër Veliu 60, Skënder Telaku 54 dhe Visar Zekaj 44 pikë.

Ndërsa në Klinikën e Pediatrisë testit i është nënshtruar vetëm kandidatja Drita Qosaj e cila ka marr 61 pikë. Në test ka abstenuar kandidati Bardhyl Abrashi, ndërsa ka munguar Virgjina Hasbahta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKamerat kapin momentin kur hajni vjedh arkën në një barnatore në Prishtinë
Artikulli i rradhës Xhensila Myrtezaj publikon fotografi të reja në muajin e fundit të shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.