Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Katër klinika të QKUK-së bëhen me drejtorë, këta janë emrat

Lajme 23/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në katër klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tashmë janë zyrtarizuar drejtorët e përzgjedhur nga konkursi.

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, drejtor është përzgjedhur Dr. Hajriz Rudari. Ai ka marr detyrën e drejtori pas intervistës me gojë dhe testit me shkrim ku kishte marr 89 pikë. Rudari kishte lënë prapa Elmi Ollurin me 67 pikë dhe Bekim Ademin me 41 pikë.

Në Klinikën e Kirurgjisë Plastike drejtor është zgjedhur Zejnë Buja. Ai ka qenë i vetmi i cili ka kaluar testin me shkrim me mbi 50 pikë çka e kishte kualifikuar për intervistë me gojë. Buja kishte marr 79 pikë në test, ndërsa Violeta Zatriqi 43 dhe Agim Berisha 31.

Edhe Klinika e Gastroenterologjisë është zyrtarizuar me drejtor. Është sërish Zaim Gashi i cili është përzgjedhur në këtë pozitë pas intervistës me gojë. Në testin me shkrim Gashi kishte marr 77 pikë duke lënë prapa Visar Berishën me 62 pikë, Arbër Veliu 60 pikë, Skender Telaku 54 dhe Visar Zekaj 44.

Drita Telaku Qosaj është zyrtarizuar në pozitën e drejtoreshës së Klinikës së Pediatrisë. Ajo është zgjedhur në këtë pozitë pasi kaloi testin me 61 pikë dhe në intervistën me gojë ishte e vetme. Bardhyl Abrashi kishte abstenuar nga testi ndërsa Virgjina Hasbahta kishte munguar.

Konkursi për drejtor të Klinikës së Endokrinologjisë është pezulluar përkohësisht pasi njëra nga kandidatet është ankuar. Këtë e ka konfirmuar edhe Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së për Gazetën. Për këtë pozitë kanë kandiduar 6 mjekë, ndërsa tre prej tyre i janë nënshtruar testit me shkrim. Drita Mekuli është poentuar me 89 pikë, Venera Berisha-Muharremi me 77 dhe Merita Emini-Sadiku me 68 pikë.

Ndërsa për Klinikën e Nefrologjisë konkursi është vazhduar pasi nuk ka pasur kandidatë të mjaftueshëm. Konkursi poashtu është në procedurë edhe për drejtorë të 12 klinikave tjera të QKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDepresioni te etërit ndikon në sjelljen ndaj fëmijëve
Artikulli i rradhës Korab Shaqiri organizoi superfestë për ditëlindjen e parë të djalit të tij

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.