Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Qyteti i Podujevës bëhet me spital të ri

Lajme 24/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më në fund është bërë e mundur për qytetarët e komunës së Podujevës që tani e tutje të mund të marrin shërbime mjekësore në spitalin e këtij qytetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Veliu në Facebook

Sipas Veliut, kushtet në të cilat ka funksionuar deri më tani reparti i Maternitetit në QKMF, kanë qenë jo të mira, prandaj fillimisht në objektin e ri e kanë bartur këtë repart.

Postimi i Plotë i kryetarit të Komunës së Podujevës Agim Veliu:

Të dashur qytetarë,

Kam kënaqësinë ta ndaj me ju lajmin e shumëpritur, se sot ka filluar funksionimi i Spitalit të Podujevës.

Kushtet në të cilat ka funksionuar deri më tani reparti i Maternitetit në QKMF, kanë qenë jo të mira, prandaj fillimisht në objektin e ri kemi bartur këtë repart.

Në të ardhmen do t’i aktivizojmë edhe repartet e tjera bashkë me kompletimin e aparaturës së nevojshme, për të cilën edhe është ndarë buxhet nga Ministria e Shëndetësisë, që pritet të realizohet gjatë këtij viti.

Fillimi i punës së Spitalit të ri është një sukses dhe e arritur për shëndetësinë në Llap, prandaj jam i lumtur që përkundër vështirësive dhe propagandës së zhvilluar kemi arritur ta bëjmë Podujevën me spital, i cili do të ofrojë shërbime shëndetësore të nivelit bashkëkohor për pacientët.

Me funksionalizimin edhe të reparteve të tjera pacientët tanë nuk do të kenë nevojë të shkojnë në SHSKUK për të marrë shërbime shëndetësore spitalore, por ato do t’i marrin në Spitalin e Podujevës.

Ky objekt me rëndësi të veçantë për qytetarët tanë është ndërtuar me mjete nga buxheti i Komunës së Podujevës.

Artikulli paraprakPastrimi i veshëve tek foshnjat
Artikulli i rradhës Çfarë është puberteti i rremë i parakohshëm

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.