Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ilaçi i ri i Roche-së zvogëlon dukshëm gjakderdhjen te pacientët me hemofili

Lajme 28/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 ngIlaçi i ri i kompanisë Roche kundër sëmundjes së Hemofilisë, i quajtur Hemlibra, ka reduktuar ndjeshëm gjakderdhjen në një numer të gjerë të pacientëve, tregojnë rezultatet e dy studimeve klinike. Këto rezultate kanë bërë që Hemlibra të ngritet dukshëm në pozitë dominuese në tregun e barnave. Hemlibra uli me 96 për qind incidencën e gjakderdhjeve të trajtuara në pacientët e hemofilisë A të cilët nuk morën trajtim parandalues

Kompania farmaceutike nga Zvicra, Roche, ka prodhuar një ilaç të ri të quajtur Hemlibra kundër sëmundjes së Hemofilisë. Në dy teste klinike që janë kryer deri më tani, ka rezultuar reduktim i ndjeshëm i gjakderdhjes te një numër i konsiderueshëm i pacientëve me këtë sëmundje. Hemlibra uli me 96 për qind incidencën e gjakderdhjes tek pacientët me Hemofili A, të cilët nuk kishin marr trajtim parandalues. Këto rezultate u krahasuan me pacientë që kishin marr trajtim parandalues me faktor të koagulimit, tek të cilët përqindja ishte vetëm 68, shkruan CNBC, transmeton Gazeta Shneta.

Rezultatet pozitive u nxorën nga dy studimet e njohura si Haven 3 dhe 4, që përfshinë edhe pacientët e ashtuquajtur jo-inhibitorë. Suksesi i parë i barit Hemlibra ishte në pacientët inhibitorë – të cilët janë antitrupa që shkaktojnë rezistencë ndaj faktorëve të koagulimit të gjakut. Miratimi i Hemlibras nga Komisioni Evropian për momentin është vetëm te këta pacientë, por Roche planifikon të prezantojë zbulimin e saj tek autoritetet në mbarë botën për të zgjeruar përdorimin e barit.

Analistët e Jefferies kanë deklaruar se testi Haven 4 ka shfaqur potencial për të trajtuar pacientët inhibitorë dhe jo-inhibitorë vetëm në baza mujore. Aktualisht, Hemlibra është dhënë si injeksion një herë në javë.

“Kjo e vendos Hemlibran në një standard të ri të kujdesit për Hemofili A, të cilën e shohim si një mundësi për shitje prej 5 miliardë dollarësh”, kanë deklaruar ata. Standardi i tanishëm i trajtimit të pacientëve me Hemofili A jo-inhibitorë është Faktori VIII.

Roche i ka prezantuar të dhënat e dy testeve klinike në Federatën Botërore të Hemofilisë në një kongres në Glasgoë të Skotlandës. “Me këto të dhëna tani kemi rezultate pozitive nga katër testet e fazës së tretë që përforcojnë efikasitetin e përgjithshëm dhe sigurinë e Hemlibras dhe potencialin e tij për të përmirësuar kujdesin për të gjithë njerëzit me HemofiliA”, ka deklaruar Sandro Horning, drejtoreshë mjekësore në Roche. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMënyra e duhur për larje të sigurtë të fëmijës
Artikulli i rradhës Aborti, pasojat shëndetësore dhe emocionale

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.