Pas dëgjimit të ngjarjes se në deputetin e Kuvendit, Milaim Zekës, kishte pasur, siç e quan ai, tentim-kidnapimi, bashkëshortja e tij ka pësuar abort në muajin e tretë të shtatzënisë, mëson “Frontal”.
Në një bisedë për FRONTAL, Zeka tregon skenarin e natës kur dy vetë me makinë i kishin shkuar nga pas.
Pas kësaj ngjarje që Zeka nuk e quan tentim-kidnapimi ai kishte raportuar në polici.
Zeka nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me rastin duke ia lanë në dorë policisë zbardhen e tij.
Policia nuk e sheh rastin si kidnapim. Sipas vlerësimit të saj, deputeti Zeka vetëm është ngacmuar.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci thotë se vetura e cila e ka ndjekur Zekën ka qenë duke e drejtuar nga një i mitur.
Më tej policia ka sqaruar se këtu bëhet fjalë për një të mitur i cili vozite një veturë dhe nuk kishte patentshofer.
Nga hetimi preliminar ka rezultuar se vetura nga e cila është ndjerë i shqetësuar ose i ngacmuar ankuesi, ka qenë duke u drejtuar nga një i mitur, i cili pasi është ndaluar nga policia është konstatuar se nuk ka poseduar patentë shoferi për drejtim automjeti. Për këtë ndaj tij është shqiptuar masa administrative për kundërvajtje.




