Pacienti i parë për këtë vit që ishte prekur nga ethet hemorragjike, tashmë është shëruar.
R.M. (1971) nga Bresalci i Gjilanit është lëshuar për në shtëpi pas trajtimit në Klinikën Infektive në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.
Pacienti u trajtua në këtë klinikë për më shumë se dy javë me terapi suportive. Drejtori i klinikës Dr. Hamdi Ramadani ka treguar se edhe pas sëmundes, pacienti ishte jashtë rrezikut për jetë.
Edhe Instituti Kombëtar i Shëndëtit Publik ka bërë thirrje për kujdes, sidomos në zonat e rrezikuara sikurse në Malishevë. /Gazeta Shneta/