Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zyrtari i EULEX-it e ndihmoi Vokrrin, Urgjenca arriti për 7 minuta në vendin e ngjarjes

Lajme 09/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë sot pasi pësoi arrest kardiak pas ushtrimeve në një palestër sportive. Gazeta Shneta sjell detaje nga momenti i sulmit deri tek mbërritja në Emergjencë

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Dr. Bujar Gashi, ka treguar detajet e përpjekjes së dy ekipeve të mjekëve për ta rikthyer në jetë të ndjerin. Gashi tregon se ambulanca është ftuar në ora 9:29 nga vendi i ngjarjes, një palestër sportive në Dragodan, ndërsa ka mbërritur 7 minuta më vonë, në 9:36, shkruan Gazeta Shneta.

Vokrri dyshohet se është goditur nga arresti kardiak pasi ka mbaruar ushtrimet dhe nga momenti i thirrjes së ambulancës deri tek mbërritja, i ndjeri është ndihmuar nga një zyrtar i EULEX-it. Sipas Gashit, ndihma që i ka dhënë ky person, ka qenë vendimtare gjatë këtyre minutave.

“Ai e ka kryer punën e një paramediku sepse masazhi që i ka bërë në gjoks ka ndihmuar në qarkullimin e gjakut dhe kjo e ka mbajtur në jetë gjatë këtyre 7 minutave”, deklaron Gashi.

Ai tregon tutje se në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy ekipe të mjekëve të cilët e kanë trajtuar Vokrrin për më shumë se gjysmë ore në vendin e ngjarjes. “Është intubuar, reanimuar dhe i është dhënë terapia e duhur. Ekipet kanë arritur që t’ia rikthejnë ritmin por jo ndonjë shenjë tjetër të jetës dhe është dërguar në Emergjencën e QKUK-së”, ka thënë Gashi.

Mjeku ka theksuar se nëse Vokrri nuk do të kishte asnjë shenjë jete, atëherë nuk do të transportohej për në QKUK.

Se Vokrri është nxjerrë me shenja jete nga palestra e ka konfirmuar edhe Valon Murati, i cili ka qenë i pranishëm në momentin e kësaj ngjarje tragjike. Ai ka deklaruar se ambulanca ka arritur shpejt në vendin e ngjarjes dhe ka arritur që t’ia rikthej shenjat e jetës, ndonëse sipas tij i ndjeri ka qenë në gjendje mjaft të rëndë.

Ndërsa drejtori i Klinikës së Emergjencës, Dr. Basri Lenjani, ka deklaruar se Vokrri ka mbërritur pa shenja jete. “Personi në fjalë ka pësuar arrest kardiak dhe përkundër masave ranimatore ka qenë e pamundur të rikthehet në jetë”, ka thënë Lenjani. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMosha e duhur për shpuarjen e veshëve të foshnjës suaj, gjithçka që duhe të dini
Artikulli i rradhës Pamje nga dërgimi i trupit të Fadil Vokrrit për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.