Emine Rama-Simnica është ‘’amnistuar’’ nga Policia e Kosovës për më shumë se një vit për shkak të vjedhjes së albuminave me vlerë prej 30 mijë eurosh, e që është dënuar me vendim të prerë nga Gjykata.
Ajo në fillim ishte dënuar në vitin 2016, pas 6 muajsh që Gjykata e Apelit ia kishte vërtetuar dënimin. Por, në vend se të merrte dënimin ajo ishte kthyer sërish të punonte në atë institucion që kishte vjedhur.
Ndërkohë siç bënë të ditur Koha Ditore, QKUK-ja ia kishte shkëputur kontratën, dhe pas dy muajsh ajo vullnetarisht kishte lënë vendin e punës.
Por, vetëm pasi kjo e fundit e la punën, Policia e Kosovës vetëm tani po e cilëson si të ‘’arratisur’’, edhe përse një vit pas dënimit ajo nuk ishte dërguar për marrje të dënimit të caktuar nga Gjykata.