Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

U lansua programi i skriningut të kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Prizrenit

Lajme 19/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot zyrtarisht u lansua programi i Skriningut të Kancerit të Qafës së Mitrës në Komunën e Prizrenit, program ky që po bëhet i mundur si rrjedhojë e suksesit të programit në Prishtinë.

Ngjarja sot u realizua me qëllim të prezantimit të programit mbi skriningun e kancerit të qafës së mitrës në Prizren, që është pjesë e Programit Nacional për Kontrollin e Kancerit në Kosovë. Ky program është njëkohësisht hapi i radhës drejt zgjerimit të programit të skriningut në nivel nacional.

Ky program do të mundësojë ofrimin e Pap testit për rreth 400 gra nga Komuna e Prizrenit, gjatë fazës së parë të implementimit, gjegjësisht në vitin 2018. Po ashtu, do të ndërtohen kapacitetet për skrining brenda Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH) në Prizren, si dhe do të ndërtohet algoritmi procedural që rregullon sistemin e bashkëpunimit në mes të KPSH dhe Kujdesit Dytësor Shëndetësor- Laboratorit të Patologjisë.

Përpos ofrimit të këtij shërbimi të ri në kuadër të kujdesit parësor, palët synojnë po ashtu që të iniciojnë diskutime në mes të institucioneve dhe grupeve të interesit me qëllim të hartimit dhe implementimit të politikave shëndetësore që ndërtojnë një sistem cilësor të skriningut të kancerit të qafës së mitrës si e drejtë shëndetësore, e paraparë me Ligjin për Shëndet Riprodhues, si dhe e planifikuar në Programin Nacional për Kontrollin e Kancerit.

Ky program, përmes Pap testeve për gratë dhe vajzat nga Komuna e Prizrenit do të mundësoj zbulimin e hershëm të qelizave jonormale të qafës së mitrës dhe trajtimin e tyre me sukses për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës.

Dr. Visare Mujko Nimani tregoi mbi punën e suksesshme të këtij programi në Prishtinë dhe se tani mundësia e Pap-testeve pa pagese do t’iu mundësohet edhe grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit. Ajo po ashtu theksoi dhe falënderoi edhe Bordin Nacional për Kontrollin e Kancerit në Ministrinë e Shëndetësisë për përkrahjen e vazhdueshme në zgjerimin e programit të skriningut.

Gjatë takimit, Mytaher Haskuka, Kryetari i Komunës së Prizrenit, u shpreh: “Jemi të kënaqur qe po e lansojmë këtë projekt në Prizren dhe do ta ketë mbështetjen e plotë të Komunës”.

“Ne jemi të lumtur që ka filluar të ndërtohet një sistemi cilësor i skriningut të kancerit të qafës së mitrës duke filluar me Komunën e Prishtinës dhe tani edhe në Komunën e Prizrenit. Ne si organizatë jemi të përkushtuar ndaj ofrimit të ndihmës sonë për shpëtimin e jetëve të nënave dhe do vazhdojmë të punojmë në implementimin e suksesshëm të këtij programi nëpër Kosovë”, tha për fund Dafina Krasniqi, Koordinatore e Programeve në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit në mes të Drejtoratit Komunal për Shëndetësi të Komunës së Prizrenit, Bordit Nacional për Kontrollin e Kancerit- Ministria e Shëndetësisë, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, Spitalit të Përgjithshëm në Prizren dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë dhe mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara UNFPA, zyra në Kosovë./koha.net

Artikulli paraprak5 mënyra si të trajtojmë kafshimin e mushkonjave, tregon mamia Razije Musa
Artikulli i rradhës Disa mendime që çdo grua i ka për seksin pas lindjes

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.