Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zhuga dhe lija e ujit i bën për spital shumë pacientë, mjekët rekomandojnë vaksinën

Lajme 22/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë pacientë janë paraqitur në Klinikën e Dermatologjisë në QKUK për shkak të zhugës. Poashtu edhe në Klinikën Infektive ndihmë kanë kërkuar disa persona nga lija e ujit. Për këtë të fundit ekziston një vaksinë parandaluese

Dhjetëra qytetarë kanë kërkuar ndihmë në klinikën e Dermatologjisë nga sëmundja e zgjebës, apo siç njihet ndryshe popull ‘zhuga’.

Madje, sipas drejtoreshës së kësaj klinike, Fatime Kokollari numri i pacientëve me zgjebë është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar.

“Pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, e që janë diagnostikuar me zgjebë, në pesë mujorin e parë është 329. Vërehet një rritje në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë Fatime Kokollari për RTV Dukagjinin.

Ndërkaq, në Klinikën Infektive thonë se kanë filluar që të paraqiten edhe rastet me variqellë apo ‘lijë të ujit’, por që krahasuar me vitin e kaluar ka një numër më të vogël.

“Nga janari na janë paraqitur 21 raste me variqellë apo ‘lijë të ujit’, për fat mirë nuk janë shënuar raste me fatalitet”, ka deklaruar Hamdi Ramadani, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se është shumë e nevojshme që marrja e vaksinave kundër lisë së ujit të bëhet e obligueshme, ashtu siç është edhe ajo për fruth.

“Ne mendojmë që do të ulemi shumë shpejt grupi i ekspertëve shëndetësor, dhe të rekomandojmë që këtë vaksinë ta vendosim si të obligueshme në kalendarin e vaksinave”, është shprehur më tej Ramadani.

Megjithatë, sipas eksperteve shëndetësorë, situata epidemiologjike është nën kontroll dhe nuk paraqitet rreziku i përhapjes së ndonjë epidemie.

Artikulli paraprakGabimet e mëdha që bëjnë gratë gjatë periudhës së menstruacioneve
Artikulli i rradhës Viagra për femra: Pilula e diskutueshme që punon vetëm nëse e merrni çdo ditë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.