Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ish-ushtruesit e detyrës përzgjidhen drejtorë në tetë klinika të QKUK-së

Lajme 23/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatë nga tetë kandidatët për drejtorë të klinikave në QKUK, të cilët kanë qenë ushtrues detyre tashmë kanë marr mandatin tre vjeçar në pozitën e drejtorëve

Kanë përfunduar procedurat për përzgjedhjen e drejtorëve edhe në tetë klinika të QKUK-së. Gazeta Shneta ka mësuar se shtatë nga tetë kandidatët që kanë qenë ushtrues detyre tanimë kanë marr mandatin tre vjeçar në pozitën e drejtorëve.

Komisioni në përbërje të Dr. Fakir Spahiu, Dr. Skender Kandic dhe Dr. Fatime Kokollari, kanë përzgjedhur Dr. Hajdin Thaqin në krye të Klinikës së ORL-së. Thaqi kishte fituar 56 pikë në testin me shkrim. Kirurgjinë Maksillo-Faciale do ta udhëheq Dr. Agron Bytyqi. Në testin me shkrim ai mori 79 pikë, ndërsa kishte edhe dy kundërkandidatë në intervistën me gojë, Shkelzen Komonin dhe Nijazi Hetën.

Dr. Tefik Bekteshi është zyrtarizuar në pozitën e drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive. Bekteshi e kaloi testin me shkrim i vetëm me 78 pikë. Klinikën e Kirurgjisë Torakale do ta udhëheq kirurgu Saudin Maliqi, i cili në testin me shkrim fitoi 71 pikë, duke lënë prapa kundërkandidatin e tij Fitim Selimi me 52 pikë, shkruan Gazeta Shneta.

Klinika e vetme ku është ndërruar udhëheqja është ajo e Pulmologjisë. Ish-ushtruesja e detyrës Dr. Iliriana Raça-Bunjaku nuk arriti të kalojë testin me shkrim duke marr vetëm 41 pikë. Testin e kaloi Dr. Rukije Mehmeti e cila u zyrtarizua në pozitën e drejtoreshës nga Komisioni Përzgjedhës pas intervistës me gojë.

Edhe ish-ushtruesi i detyrës së Klinikës së Psikiatrisë, Dr. Shaban Mecinaj, ka marr mandatin për të udhëhequr këtë njësi, pasi kaloi testin me më së shumti pikë, 68 sosh. Dr. Xhevdet Gojnovci poashtu ka marr pozitën e drejtorit në Klinikën e Neonatologjisë. Testin me shkrim ai e kaloi me 75 pikë. Dr. Gani Halilaj është përzgjedhur drejtor në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, pasi kishte kaluar testin me shkrim duke marr 57 pikë.

Në këtë konkurs pritet të zgjidhen edhe drejtorët e Klinikës Infektive, Biokimisë dhe Fiziatrisë. Testim me shkrim është mbajtur, ndërsa pritet të zhvillohet edhe intervista me gojë. Ndërkaq konkursi për Klinikën e Neurologjisë do të përsëritet pasi asnjëri nga kandidatët nuk arriti ta kalojë testin me shkrim. Konkursi është përsëritur edhe në Nefrologji pasi nuk ka pasur kandidatë të mjaftueshëm, ndërsa është pezulluar në Endokrinologji pas ankesës së një kandidateje.

Kujtojmë se është hapur konkursi edhe për tetë klinika tjera: Klinika e Gjinekologjisë, Neurokirurgjisë, Radiologjisë, Kirurgjisë së Fëmijëve, Ortopedisë, Emergjencës, Kardiologjisë dhe Anestezionit. Ndërsa gjatë muajit të kaluar SHSKUK ka përzgjedhur drejtorët për Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare – Dr. Hajriz Rudari, Kirurgji Plastike – Dr. Zejnë Buja, Gastroenterologji – Dr. Zaim Gashi si dhe Dr. Drita Telaku në Pediatri. SHSKUK është në proces edhe të përzgjedhjes së drejtorëve të Spitaleve të Përgjithshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAdelina në muajin e tetë të shtatzënisë pozon me bikini
Artikulli i rradhës 6 ushqime që shtojnë peshën e foshnjës suaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.