Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bakteri Salmonella helmoi qytetarët në restorantin e Gjilanit

Lajme 26/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se 10 qytetarë u helmuan në restorantin “Garden” në Gjilan në vaktin e iftarit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Kjo është vërtetuar edhe nga analizat laboratorike. Pas ngrënies së ushqimit në Spitalin e Gjilanit ishin shtrirë 28 pacientë

Pretendimet e qytetarëve të shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjilanit se ishin helmuar nga ushqimi në restorantin “Garden”, në Pasjak të Novobërdës, janë vërtetuar nga analiza laboratorike.

Rezultatet të cilat janë kryer në institucionin publik shëndetësor tregojnë se më shumë se 10 pacientë janë prekur nga bakteri Salmonella, që është pasojë e ushqimit të kontaminuar, shkruan sot “Koha Ditore”. Kurse shumica e pacientëve kishin deklaruar se kanë konsumuar mish në këtë restorant, kurse të nesërmen ishin zgjuar me probleme shëndetësore.

Mirvete Kurteshi, infektologe në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka konfirmuar rezultatet e analizave të një pjese të pacientëve, ngase gjithsej 28 sish që ishin shtrirë në repartin infektiv për trajtim. Ajo ka thënë se prania e bakterit në ushqim kishte ndikuar në helmimin e qytetarëve.

“Po në mbi 10 raste është konstatuar se kanë qenë mikroorganizmat prezentë në jashtëqitje të pacientëve. Salmonella është emër i bakterit që është gjetur në jashtëqitjet e pacientëve dhe që po mendohet se ka qenë prezent në ushqim dhe që ka ndikuar të helmoheshin njerëzit. Rezultatet janë kryer në institucionet publike shëndetësore dhe ato na janë sjellë edhe neve”, ka thënë ajo.

Artikulli paraprakPse nuk duhet ta lini fëmijën pa motër ose vëlla
Artikulli i rradhës Dhunohet fizikisht një fëmijë 2-vjeç në një kopsht në Prishtinë, nëna rrëfen tmerrin

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.