Në Klinikën e Gjinekologjisë gjatë ditës së hënë kanë ardhur në jetë 39 foshnja.
Në raport janë shënuar dy nëna të cilat kanë lindur fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
20 nëna i janë gëzuar lindjes së vajzave ndërsa 19 lindjes së djemve.
Tetë gra kanë kryer lindjen me operacion cezarian, ndërsa 14 nëna kanë lindur për herë të parë. /Gazeta Shneta/