Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në QKUK po trajtohet një pacient me një sëmundje të rrallë

Lajme 27/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën Infektive në QKUK është duke u trajtuar një pacient i prekur nga një sëmundje mjaft e rrallë në Kosovë. Sëmundja e Leptosperiozes ka prekur dy pacientë gjatë vitit të kaluar, ndërsa këtë vit është duke u trajtuar vetëm një pacient

Një sëmundje që shkaktohet nga bakteret që dalin nga urina e kafshëve shtëpiake, po konsiderohet mjaft e rrallë në Kosovë. Sëmundja që në mjekësi njihet si Leptosperioza, ka prekur dy pacientë vitin e kaluar ndërsa sivjet është duke u trajtuar një pacient në Klinikën Infektive.

Drejtori i Klinikës Infektive Dr. Hamdi Ramadani, ka treguar simptomat e kësaj sëmundje. Ai thotë se zakonisht manifestohet me temperaturë të lartë, ethe, dhimbje barku dhe vështirësi në urinim, shkruan Gazeta Shneta.

“Më datën 20 të këtij muaji kemi pranuar një pacient 62 vjeçar nga Peja me iniciale Xh.S. Pacienti është pranuar me dëmtime në mëlçi dhe veshka dhe pas kryerjes së analizave pas dy ditësh e kemi diagnostikuar me sëmundjen e Leptosperiozës. Tani është duke u trajtuar me terapi specifike”, ka deklaruar Ramadani.

Mjeku ka treguar se pacienti fillimisht ishte paraqitur në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe më pastaj ishte trajtuar edhe në Spitalin e Pejës, ku kishte marr edhe një seancë të dializës. Ramadani thekson se pacienti tani është duke u trajtuar me terapi specifike.

“Pas terapisë me antibiotik, gjendja e pacientit është përmirësuar dukshëm dhe nëse vazhdon kështu prite të lirohet brenda pesë ditësh”, ka thënë Ramadani.

Ai ka thënë për fund se kjo sëmundje në rastet e rralla shkakton simptoma të rënda, ndërsa në rastet e lehta është vështirë e dallueshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCila pjesë e trupit dhemb gjatë dhimbjeve të lindjes
Artikulli i rradhës Emra të bukur historik për vajza dhe djem

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.