Deputetja Donika Kadaj- Bujupi nga radhët e partisë Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka dorëzuar në Kuvend projekt – rezolutën ‘Shtesat për fëmijë’ ditën e sotme.
Grupi Parlamentar i AAK-së, konsideron se ky projekt është një nismë drejt dinamizmit të politikave familjare, njofton Klan Kosova.
Ky grup parlamentar shprehen të bindur se kjo iniciativë do të mbështetet nga të gjithë deputetët; jo veç pse është premtim i Kryeministrit Haradinaj, por sepse ky parim i universalitetit dhe solidaritetit familjar në shtesat për fëmijë, sot është interes i përgjithshëm i Kosovës, dhe përtej kësaj e drejtë e pakontestueshme për këtë kategori.



