Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka premtuar se së shpejti do të arrihet të rikthehet në funksion shërbimin e rrezatimit të tumorëve onkologjikë, ndërkohë që ka bërë të ditur se aparatura për këtë shërbim ka qëndruar në Institutin e Onkologjisë por jofunksionale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Ismaili nëpërmjet një postimi në “Facebook”. “Nuk do të dëshiroja të shkruaja sot për një shërbim që është dashur të ekzistonte shumë kohë më parë – i cili lidhet me kryerjen e rrezatimeve të tumoreve gjinekologjikë”, shkruan i pari i Shëndetësisë në postim, njofton Gazeta Shneta.
“Aparatura për këtë, për fat të keq, ka qëndruar në Institutin e Onkologjisë për tre vjet me radhë, pa e kryer funksionin e saj”, vë në pah Ismaili.
Pas takimit të mbajtur me udhëheqësin e Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, Beqir Mezelxhiu, ministri Ismaili beson se së shpejti do të kryhen procedura për licencimin e brahiterapisë në QKUK, përkatësisht në Institutin e Onkologjisë./Gazeta Shneta/