Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka ka vizituar mbrëmë këngëtaren Nexhmije Pagarush, e cila pas një incidenti që pësoi në shtëpi, u dërgua me urgjencë në Emergjencën e QKUK-së.
Zeka ka bërë të ditur se Pagarusha është në gjendje të mirë shëndetësore. “Nexhmije Pagarusha ka pësuar sonte një aksident në banesën e saj. Një orman ka rënë mbi trupin e saj. Fal Zotit, ajo është tepër mirë”, ka shkruar Zeka në profilin e tij, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, ai ka thënë se në gjendje të rëndë është Emergjenca, pasi aty mungojnë edhe kushtet elementare. Sipas Zekës në klinikë mungojnë edhe çarçafët dhe më shumë sëmuresh sesa shërohesh.
Klinika Emergjente aktualisht është duke u rinovuar dhe është zhvendosur në hapësirat e ish-Mjekimit Qendror Intensiv.
Postimi i plotë i Zekës:
Njoftim lidhur me artisten Nexhmije Pagarusha
Te dashur njerez te mire: Nexhmije Pagarusha ka pesuar sonte nje aksident ne banesen e saje. Nje orman ka rene mbi trupin e saje. Fal Zotit, ajo eshte teper mire.
Falenderoje dy studente qe e kane ndihmuar ne ato momente. Gjithashtu falenderoje gjithe ekipin e mjekeve qe i kane qenderuar afer.
Sa u ktheva nga vizita qe i bera asaje, dhe Nexhmija eshte teper mire.
I lus mediat qe te shkruajne per gjendjen teper te rende ne emergjencen e QKUK, ku nuk ka as çarqaf, as asgje. Atje me shume semuresh, se sa sherohesh. Ata qe punojne ne keto kushte, jane heronje. Çdo minister ne nje vend normal, ia kish vu dryrin kesaj qendre, per shkak te kushteve te renda higjenike.
Tmerr! Tmerr!