Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Klinika e Mushkërive në QKUK kërkon investime, përballet me probleme të shumta

Lajme 16/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Mushkërive në QKUK po kërkon investime pasi përballet me probleme të shumta, me mungesë aparature, stafit mjekësor dhe hapësira

Ariana Ismaili

Klinika e Sëmundjeve të Mushkërive në QKUK zhvillon punën në  objektin e Klinikës së Dermatologjisë, hapësirë kjo e ngushtë dhe jo e mjaftueshme për fluksin e pacientëve. Por ky nuk është problemi i vetëm, pasi që në këtë klinikë ka mungesë të antibiotikëve ,mungesë stafi dhe aparuaturave të nevojshme.

Përkundër mungesës së kushteve, në këtë klinikë pranohen rreth 1600 raste në vit me patologji të mushkërive si kanceri në mushkëri, tuberkulozi, bronhiti, astma etj. Drejtoresha e klinikës, Dr. Rukije Mehmeti e cila rishtas ka marrë këtë pozitë, pohon se kushtet nuk janë në nivel por thekson se me një kapacitet prej 65 shtretërve aty po trajtohen 95% të pacientëve, shkruan Gazeta Shneta.

“Ne trajtojmë tuberkulozin e rendit të parë ndërsa ai rezident trajtohet në Pejë, disa terapi pacientët janë të detyruar t’i blejnë e disa jo”, ka thënë ajo.

Mehmeti thekson nevojën e investimeve në klinikë për të përmirësuar kushtet dhe shërbimet ndaj pacientëve. “Kemi nevojë për aparatura të reja, barna dhe staf të infermierëve dhe mjekëve, e këto probleme rregullohen me investime në shëndetësi”, ka shtuar ajo.

Gjithashtu mjekja sqaron se vetëm rastet e rënda i drejtojnë jashtë vendit, ndërsa në disa raste pacientët mund t’i vazhdojnë në shtëpi. “Për çdo përkeqësim nuk do të thotë se është e nevojshme për t’u trajtu në spital, disa raste munden që në shtëpi t’i marrin terapitë”, ka thënë Mehmeti.

Më tej ajo ka vlerësuar se pacientët janë barrë për ne si shoqëri dhe secili nga ne duhet të jap kontributin e tij në çdo lloj forme, poashtu këshillon se qytetarët duhet të kujdesen për ambientin dhe ruajtjen e shëndetit ashtu siç kujdesen për individin e sëmurë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVajza e Besit dhe Xhensilës tashmë pre e internetit dhe rrjeteve sociale
Artikulli i rradhës Mblidhen 100 mijë euro për Auroren, para dhanë edhe politikanët

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.