Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 30 kosovarë trajtohen nga HIV/AIDS në Klinikën Infektive në QKUK

Lajme 23/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika Infektive në QKUK trajton me terapi 33 pacientë të sëmurë nga HIV/AIDS. Prej tyre, 27 marrin terapi intensive

Ariana Ismaili

Rreth 3-4 persona preken nga sëmundja e HIV/AIDS për çdo vit në Kosovë, sipas të dhënave nga Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kjo klinikë ka të evidentuar 115 raste me këtë sëmundje që nga viti 1986. Drejtori i Klinikës, Dr. Hamdi Ramadani, thotë se numri i pacientëve është i ulët në krahasim me vendet e rajonit.

“Në vit lajmërohen 3-4 raste, që nga viti 1986 deri sot kemi pasur 115. Kjo shifër është më e ulëta në rajon”, ka thënë Ramadani. Sipas tij, shumica e këtyre pacientëve i takojnë gjinisë mashkullore të grupmoshave të ndryshme, shkruan Gazeta Shneta.

“Nga kjo shifër kemi vetëm 4 femra ku një prej tyre ka ndërruar jetë”, ka theksuar mjeku. Ai shton se gjendja e pacientëve aktualisht është e mirë, ndërsa ka theksuar se identiteti dhe të dhënat e tyre mbahen konfidenciale për shkak të ndjeshmërisë së sëmundjes në shoqëri.

Ramadani ka treguar se klinika të cilën e drejton ai, ofron edhe shërbime për këshilla, teste dhe konsultime të ndryshme lidhur me këtë sëmundje. Mjeku ka alarmuar për mungesën e informacioneve lidhur me HIV/AIDS tek të rinjtë kosovarë si dhe paragjykimet e shoqërisë për personat e prekur me këtë sëmundje.

Për të mësuar më shumë për sëmundjen HIV/AIDS, simptomat, trajtimin dhe pasojat e saj, mund të lexoni në linkun më poshtë. /Gazeta Shneta/

Si mund të prekeni nga HIV/AIDS dhe cilat janë simptomat

Artikulli paraprakBesi me dedikim të ëmbël për Xhensilën pas lindjes
Artikulli i rradhës Arsyet pse duhet të pini ujë në bark të zbrazët

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.