Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dr. Omer Xhemaili udhëheq Klinikën e Kirurgjisë së Zemrës në Cyrih

Lajme 23/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kirurgu i njohur shqiptar Dr. Omer Xhemaili nga një shtatori i këtij viti do të marr përsipër udhëheqjen e Klinikës së Kirurgjisë së Zemrës në Spitalin Triemli në Cyrih të Zvicrës

Kur babai i Omer Xhemalit u përpoq ta regjistrojë të birin e tij në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitet ’80, dekani maqedonas i kërkoi një favor. Ky favor quhej: një veturë “Golf”. Prindërit e Omer Xhemalit ishin arsimtarë, ata arsimonin dhe edukonin brezat e rinj – dhe nuk pranuan të paguajnë ryshfet, sepse kështu do të ishin shembull i keq. Kjo përvojë e pakëndshme me burokracinë e Shkupit ndikoi që Omer Xhemali të kërkojë një vend tjetër për të studiuar mjekësinë: shkoi në Sarajevë, një qytet i hapur edhe për studentë shqiptarë.

Por, sapo filloi studimet, kryeqyteti i Bosnjë-Hercegovinës u rrethua nga forcat serbe. Omer Xhemali përjetoi përpjekjet e fundit të qytetarisë së Sarajevës për të mbrojtur qytetin, edhe vetë mori pjesë në protestat paqësore kundër luftës. Kur lufta u bë realitet i përgjakshëm, ai u largua nga Sarajeva – me një avion të OKB-së. Në avion s’kishte më vend për t’u ulur dhe mjeku i ardhshëm qëndroi në këmbë.

Nga 1 shtatori i këtij viti dr. Omer Xhemali, njëri prej kirurgëve më të njohur të zemrës në hapësirën gjermanofone, do të drejtojë Klinikën e Kirurgjisë së Zemrës në Spitalin Triemli në Zürich. Këtë e ka bërë të ditur gazeta “Tages Anzeiger” në numrin e së hënës. Nga fshati Tearcë e Tetovës, ku u lind para 48 vitesh në një familje arsimtarësh, deri te posti më i rëndësishëm i kirurigjisë së zemrës në Zürich ishte një rrugë e gjatë, e cila e pasqyron një pjesë e historisë së shqiptarëve të Ballkanit.

Pas Sarajevës Xhemali studioi mjekësinë në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainz (mes viteve 1993-2000). Po në vitin 2000 u promovua si doktor i mjekësisë me vlerësimet më të larta – magna com laude. Mes viteve 2001-2009 dr. Omer Xhemali punoi si mjek specialist i sëmundjeve të zemrës në njërën prej qendrave më të mira të mjekësisë në Europë, në Universitetin Johann-Ëolfgang-von-Goethe në Frankfurt, ku, mes tjerash, mori titujt kryemjek dhe docent privat.

Që nga viti 2009 Xhemali punon në Zürich si zëvendësdrejtor i Klinikës së Zemrës. Ai është anëtar i disa shoqatave të rëndësishme të sëmundjeve të zemrës dhe është shpërbyler me çmime të rëndësishme mbi hulumtimet shkencore. Deri në vitin 2016 ai ka publikuar mbi 60 punime në revista ndërkombëtare me impakt të lartë shkencor. Në vitin 2015 Universiteti i Tetovës i ka akodruar dr. Omer Xhemalit titullin “doktor nderi”. /dialogplus.ch

Artikulli paraprakUBT dhe Konsorciumi i Spitaleve Gjermane ofrojnë mundësi pune për studentët e infermierisë
Artikulli i rradhës Sëmundjet e rrezikshme që mund të vijnë nga seksi anal

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.