Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Protesta ia hapë sytë Odës së Infermierëve, edhe ata paralajmërojnë grevë

Lajme 27/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionisteve tjerë shëndetësorë të Kosovës (OIK), ka paralajmëruar mbajtjen e grevës për realizimin e kërkesave të tyre rreth koeficientëve dhe rritjës së pagave.

“Në mungesë të një reflektimi nga Qeveria dhe Parlamenti, ne si Odë e Infermierëve të Kosovës (OIK) vlerësojmë se hartimi i ligjit pa përfaqësim nga ky komunitet ka sjellë këto pakënaqësi dhe ndasi kaq të mëdha, ndonëse ky komunitet përfaqëson mbi 70% të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë, pa punën e të cilëve nuk mund të paramendohet ofrimi i shërbimeve shëndetësore”, thuhet në komunikatën për medie të kësaj Ode.

“Në draftin e ri të Ligjit për pagat kërkojmë nga Ligjvënësit dhe Qeveria që të merret parasysh edhe përgatitja shkollore ashtu siç ka kërkuar OIK pasi që, si infermierët, psikologët e po ashtu edhe fizioterapeutët e kanë periudhën e njëjtë të shkollimit (Bachelor, 3 vjet studimi).

Andaj edhe duhet të ketë trajtimi të barabartë dhe nuk duhet nënvlerësuar shkollimin. OIK konsideron se të gjitha palët e përfshira në hartimin e këtij ligji duhet të veprojnë mbi bazën e arsyes. Kjo arsye duhet t’i ketë parasysh edhe komunitetin Infermieror duke e trajtuar këtë komunitet si një nga sektorët vital të shoqërisë. Gjithashtu nuk duhet neglizhuar fakti që, kushtet gjithnjë e më të pafavorshme për këtë komuniteti në Kosovë, po nxitin shumë nga ta që ta braktisin Kosovën dhe të kërkojnë punë në vendet e Bashkimit Evropian”, është thënë tutje në komunikatë, duke u bërë thirrje të gjithë deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kryeparlamentarit, Kryeministrit, si dhe Ministrit të Shëndetësisë, që para se të vendosin për miratimin e këtij ligji, t’i kenë parasysh kërkesat e dala nga OIK si dhe punën dhe angazhimin që ky komunitet ofron për popullatë. “OIK do të jetë në mbështetje të plotë për të gjitha kërkesat që dalin nga anëtarësia e saj”, është thënë tutje në komunikatë.

Artikulli paraprakE çuditshme: Ja në cilin qytet kosovar ka rënë më së shumti borë
Artikulli i rradhës Horoskopi, 27 janar 2019

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.