Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Infermierët sërish në protestë, i ftojnë deputetët të shohin punën e tyre në klinika

Lajme 31/01/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Infermierët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë dal sërish në protestë gjatë ditës së sotme. Ata po kërkojnë që koeficienti për pagat e tyre në projektligj të ndryshohet. Infemierët iu kanë bërë thirrje deputetëve që t’i realizojnë kërkesat e tyre

Miratimi i projektligjit për paga nga Komisioni për Administratë, ka ngjallur pakënaqësi tek infemierët të cilët po thonë se pozicionimi i tyre në vetëm dy kategori si dhe me koeficientët 2.25 dhe 2.2 nuk është as asfër kërkesave të tyre.

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Arta Sejdiu, ka thënë se kërkesat e tyre janë që koecifienti të përcaktohet duke vlerësuar nivelin arsimor, rrezikshmërinë në punë, si dhe përgjegjësitë të cilat dallojnë nga specifikat e vendeve të punës, shkruan Gazeta Shneta.

“Këto tri pika janë shkelur në mënyrë flagrante tek infermierët dhe pakënaqësia jonë është thelluar edhe më shumë kur në listë kemi parë profesionistë të tjerë shëndetësor që kanë po të njëjtin shkollim dhe janë ranguar me koeficient më të lartë sesa ne”, ka deklaruar Sejdiu.

Ajo ka theksuar se një infermiere në vendin e saj të punës përballet çdo ditë me vuajtje, dhimbje e vdekje të pacientëve. “Prandaj ne sot sërish jemi detyruar të protestojmë për të drejtat tona. Infermierët e përbëjnë shumicën e punëtorëve shëndetësor dhe janë shtylla e tri niveleve të shëndetësisë, prandaj është e patolerueshme trajtimi që po na bëhet me këtë projektligj”, ka shtuar Sejdiu.

Ajo ju ka bërë thirrje deptuetëve që t’i marrin parasyshë kërkesat e tyre në kohën kur pritet të votohet ligji në seancën e Kuvendit. “Nëse kërkesa jonë ju duket e tepërt dhe jo reale, ju ftojmë të shihni për së afërmi punën tonë. Është përgjegjësi e jona t’i zbatojmë në përpikmëri rregulloret e përcaktuara nga ju, ndërsa është e juaja që t’i realizoni kërkesat tona”, ka thënë kryeinfermierja Sejdiu.

Protestën e infermierëve e kanë përkrahur edhe Sindikata e QKUK-së, si dhe Oda e Infermierëve të Kosovës. Kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemaj, ka thënë se kërkesat e tyre janë legjitime dhe duhet të merren parasyshë nga institucionet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa pse nuk duhet t’iu blini shumë lodra fëmijëve
Artikulli i rradhës Raporti i Emergjencës: 228 raste janë trajtuar të mërkurën

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.